Tuesday, April 16, 2013

Tërmet i fuqishëm, dhjetëra të vdekur



Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka raportuar për një tërmet në pjesën juglindore të Iranit, afër kufirit me Pakistanin, me intensitet prej 7.8 shkallësh,transmeton rel.
Nga ana tjetër, Qendra Sizmologjike e Iranit tha se intensiteti ishte 7.5 shkallë.
Raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 86 kilometra në juglindje të qytetit iranian, Khash.
Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se së paku 40 vetë e kanë humbur jetën, por ka shqetësime se numri i personave të vdekur mund të jetë më i madh.
Zyrtarë të Pakistanit thonë se së paku 5 vetë e kanë humbur jetën përgjatë kufirit në pjesën jugperëndimore të këtij vendi.
Tërmeti është hetuar edhe në rajon, ndërsa ka raporte se janë dridhur ndërtesat prej Dubait e deri në Nju Delhi
Funny Video Visit Here

No comments:

Post a Comment