Wednesday, April 17, 2013

Negociatat u pezulluan: Thaçi dhe Vucici sërish përleshën

Sërish ndodhën probleme në bisedimet e Brukselit.“Ndodhi një konflikt mes Aleksandar Vucicit dhe Hashim Thaçit për dy pika”, ka thënë një burim i Blicit nga Brukseli.
Ndryshe, RTK ka raportuar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë nga ndërtesa ku po zhvillohen negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, dhe ka deklaruar se beson se sonte do të arrihet marrëveshje në mes palëve, njofton RTK.
Ai ka theksuar se ka nevojë që të bëhet qartësimi i disa ideve që po qarkullojnë nga Baronesha Ashton.
Pauza e pushimit të ekipeve negociuese të Kosovës dhe Serbisë pritet të zgjat deri në ora 22:00, kur palët pritet t’i rikthehen tryezës së bisedimeve.
Funny Video Visit Here

No comments:

Post a Comment