Thursday, April 25, 2013

Shqiptari blen diskotekën dhe ndalon hyrjen e italianëve



Një sipërmarrës shqiptar është bërë pronari i një prej diskotekave më të njohura në Itali, “Papillon”. Deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur pasi, 32- vjeçari Ramiz Kryemadhi kishte ngritur në Itali një ndërmarrje të suksesshme që prej vitit 2003 dhe mund t’ia mbante xhepi një shpenzim të tillë.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave kanë qenë vendimet e shqiptarit, i cili ka ndaluar hyrjen në diskotekë të të rinjve me shtetësi italiane.
Njoftimi u bë përmes faqes zyrtare të “Papillon” në “Facebook”, ku shkruhej: “Mbrëmjet komerciale nuk ecnin mirë, kështu mu desh të bëja një zgjedhje, ta ndaja sallën e kërcimit në dy pjesë. Në njërën do të kërcehet muzikë hip hop, ndërsa në tjetrën do të ketë muzikë rumune dhe performanca live të muzikantëve folkloristikë.”
Më tej njoftimi vazhdon: “Informacion i ri: Që prej të shtunës stafi do të seleksionojë të gjithë miqtë që do të vizitojnë diskotekën. Personat që nuk kanë kombësi rumune duhet të jenë të shoqëruar nga një femër, në të kundërt nuk mund të futen”.
Sipas pronarit të lokalit, vendimi është marrë vetëm për të shmangur problemet. Ai thotë se nëse dikush vjen i shoqëruar me një vajzë në diskotekë, është më i qetë dhe nuk shkakton probleme gjatë festës.
Lokali “Papillon” është një nga më të mëdhenjtë në zonën e Prodenones në veri të Italisë

Shqiptari blen diskotekën dhe ndalon hyrjen e italianëve

No comments:

Post a Comment