Sunday, March 31, 2013

Përplasen veturat, vdes një 10-vjeçar



Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 10- vjeçari, ka ndodhur të dielën në rrugën Lezhë- Milot. Pesë persona kanë mbetur të plagosur, të gjithë anëtarë të një familje.Aksidenti ndodhi mbi urën e lumit Mat, ndërsa një veturë e tipit Ford u përplas me një Porsche, duke shkaktuar vdekjen e 10- vjeçarit, të identifikuar me inicialet, A. L.
Si njofton Panorama, të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tij./fishmedia/

No comments:

Post a Comment