Tuesday, March 26, 2013

Google me dizajn të ri të Google Play?




Burime të besueshmë të informacionit thonë se Google është duke punuar në versionin e ri të dyqanit të saj të aplikacioneve mobile – Google Play, i cili do të sjell pamje më të ndritshme, fotografi më të mëdha, dhe pamje më të pastër.
Sipas Droid Life thuhet se versioni i ri-dizajnuar i Play Store do të jetë 4.0.16. dhe do të jetë i inspiruar nga dizajni i shërbimit të saj të njohur tashmë, Google Now.
Ndryshimi i ri në dyqanin e aplikacioneve të Google thuhet se do të jetë edhe eliminimi i ekranit shkarko / instalo, dhe azhurnimi automatik i të gjitha aplikacioneve, një funksion i cili më pas mund të ndalet sipas preferencës së përdoruesit.
Megjithatë, ende është e pa njohur data e lëshimit të versionit të ri të faqes, edhe pse mund të ndodhë që kjo mund të ndodhë brenda javëve të ardhshme. / Telegrafi / 

No comments:

Post a Comment