Wednesday, April 3, 2013

Rrufeja godet një aeroplan në aeroportin ‘Adem Jashari’



Një aeroplan i kompanisë “Bell Air” është goditur nga rrufeja sot në orët e mbrëmjes në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”,trasnmeton bota sot.
Burime brenda Aeroportit bëjnë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz dhe as materiale.
“Rrufeja ka shqetësuar të pranishmit në aeroport dhe menjëherë në ato momente kanë qenë në gjendje gatishmërie edhe zjarrfikësit në mënyrë që të intervenojnë në rast të ndonjë fatkeqësie”, ka thënë burimi.
Po të njëjtat burime kanë bërë të ditur se aeroplani i goditur nga rrufeja është kthyer nga ka ardhur në mënyrë të rregullt dhe në bazë të planit të paraparë kohorë

No comments:

Post a Comment

Post a Comment