Monday, April 8, 2013

Rrjedhin pamjet e iPhone-it të lirë?


Koncepti i ri i iPhone-it të përfolur i cili do të ofrohet me çmim më të lirë thotë se Apple do t’i kthehet një koncepti më të vjetër të dizajnit, i cili na përkujton produktin e saj të famshëm – iMac të vitit 1998.
Thashethemet rreth një “iPhone të lirë” po qarkullojnë në internet për një kohë të gjatë tashmë, ndërsa së fundmi është paraqitur edhe një koncept i dizajnit të këtij modeli, i cili ka mbështjellës të plastikës, njësoj sikurse iMac’i i dikurshëm.
Me modelin e lirë të iPhone, besohet se Apple po mundohet të hyjë në tregun e telefonave më të lirë, në të cilin dominojnë Samsung dhe HTC.
Njëra prej arsyeve kryesore pse Apple është duke iu kthyer dizajnit të iMac është demistifikimi i dizajnit dhe afrimi me konsumatorët e saj

No comments:

Post a Comment