Tuesday, April 2, 2013

Miss Italia, e dashura e Blerim Xhemailit



Blerim Xhemaili ka gëzuar jo vetëm tifozët e Napolit dhe futboll-dashësit shqiptarë me tregolëshin ndaj Torinos gjatë vikendit, por edhe të dashurën e tij.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, prej një kohësh është në lidhje me bukuroshen italiane Alessia Tedeschi. Dhe pas shpërthimit të fundit të mesfushorit shqiptar, mediat italiane fokusuan vëmendjen edhe te e dashura e tij.
Aktorja dhe modelja nga Roma,  pjesëmarrëse e Miss Italia 2011, e ka festuar si e çmendur tre golat e të dashurit të saj duke postuar disa në foto në profilin e saj në Twitter.
Bukuroshja aktualisht punon si modele por njëkohësisht vazhdon edhe Fakultetin e Shkencave Politike në Romë. Alessia fitoi çmimin “Miss i televizionit, kinemasë dhe këngës” në edicionin e vitit 2011 të Miss Italia.

No comments:

Post a Comment