Tuesday, April 9, 2013

Masakër në Serbi, vrau 13 fqinjët e tij



Sot në orët e hershme të mëngjesit në Ivancin e Madh të Serbisë janë vrarë 13 persona.
Një person ka kryer vrasjen e 13 personave, gjashtë meshkuj dhe gjashtë femra, duke përfshirë edhe një fëmijë të moshës 2 vjeç.
Mësohet se pas këtij sulmi, sulmuesi ka tentuar të vrasë veten dhe gruan e tij. Megjithatë këta dy të fundit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Lubisha B. (62 vjeçar) së pari e kishte vrarë djalin e vet e pastaj sulmin e kishte vazhduar te fqinjët.
Njësitet e policisë ende janë në vendin e ngjarjes.

No comments:

Post a Comment