Monday, April 1, 2013

Lëndim i tmerrshëm i basketbollistit (Video)


Basketbollisti Kevin Ware ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në këmbë, të cilën e theu pas një kërcimi për top. Kjo ndodhi në sy të shumë telespektatorëve që po e përcillnin direkt këtë ndeshje, kur basketbollisti i University of Louisville e pësoi lëndimin.
20 vjeçari u hodh në ajër duke tentuar ta bllokonte kundërshtarin, në ndeshjen ndaj Duke, kur ra keq dhe e pësoi lëndimin fatal, i cili i shokoi të gjithë të pranishmit në palestër. Ndeshja vazhdoi dhe Lousville fitoi 84-63 ndaj Duke, duke u kualifikuar në play-offin e NCAA. Ndërkaq, Ware u dërgua në spital dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.Lendimi2 

No comments:

Post a Comment