Monday, April 1, 2013

Gymysh serial në Egjipt, 12 episode 500 mijë euro



Bota arabe e pëlqen shumë aktoren e njohur turke, Songul Oden, apo siç e njohim këtu tek ne, si Gymysh. Pasi u bë e famshme falë aktrimit në krah me Mehmetin (Kivanc Tatlitug), ajo vazhdon të shpërblehet me role jo vetëm në teatro, por edhe me pjesëmarrje në seriale jashtë Turqisë.
Ka 7 vite që kur ka xhiruar serialin me Kivanc dhe vazhdon të thyejnë rekord shikueshmërie në shumë vende, përfshirë këtu edhe Lindjen e Mesme.
Në muajin maj ajo do të udhëtojë drejt Egjiptit për të filluar xhirimet e serialit ”Underground”, ku për 12 episode që do jetë pjesëmarrëse, ajo do të paguhet hiç më pak se 500 mijë euro.


No comments:

Post a Comment