Nëse keni menduar se Ronaldinho ka marrë fund, gaboheni. Mesfushori brazilian mund t’ua vërtetojë vet këtë, në videon e mëposhtme ku shënoi një gol maestral me një parabolim të rrallë, në fitoren e ekipit të tij Atletico Mineiro ndaj Arsenal de Sarandi me rezultat 5:2. Ndërkohë, ylli brazilian e ka shënuar edhe një gol në këtë takim nga penalltia. Tardelli, Luan e Alecsandro shënuan golat e tjerë për skuadrën fituese, në Copa Libertadores.
No comments:
Post a Comment