Monday, April 8, 2013

Në futbollin kosovar, gjyqtarët hanë fara


Në futbollin kosovar ndodh gjithçka. Këtë bindje me siguri do t’ua përforcojë kjo fotografi. Në fakt, gjyqtari anësor, siç duket ishte i papunë për një moment dhe gjeti kohë që ta qeros veten me një ‘grusht’ fara, të cilat i shijon pa masë, teksa ndeshja po zhvillohej. Nuk dihen detaje se për cilën ndeshje bëhet fjalë dhe nuk është e sigurt se ku është kapur në ‘mat’ ky gjyqtar, por duket se kjo foto është bërë në Therandë kohëve të fundit.

No comments:

Post a Comment