Saturday, April 6, 2013

Ish i fejuari dyshohet për vrasjen e Leonorës



Leonora Rekaliu, 18-vjeçarja nga Dobratini i Podujevës, e cila ishte zhdukur një javë më parë, është gjetur e vdekur. Babai i saj akuzon ish-të fejuarin e vajzës së tij si autor për zhdukjen dhe vrasjen e Leonorës.
Ai ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se nga ana e policisë nuk ka pasur seriozitetin e duhur në lidhje me këtë ngjarje. Ndëkohë që komandanti i Stacionit Policor të Podujevës ka pohuar se policia po vijon hetimet dhe është në pritje të rezultateve të autopsisë. Policia i ka në listën e të dyshuarve katër persona.
Ali Rekaliu, babai i Leonorës, shpjegon se vajza e tij ishte e fejuar dy vjet dhe se në qershor të vitit të kaluar ishte prishur fejesa nga i fejuari i saj. “Leonora ka qenë e fejuar dy vjet dhe në qershor të vitit 2012 është prishur fejesa nga i fejuari i saj, me pretendimin se nuk e donte më, mirëpo edhe gjatë fejesës ai e ka dhunuar. Leonora, ashtu si e njohin të gjithë, ka qenë një vajzë e mirë, e urtë, e qeshur”, është shprehur babai i Leonorës.
Isak Ejupi, komandant i Stacionit të Podujevës, thotë se hetimet në lidhje me ngjarjen vazhdojnë dhe se policia në listën e saj i ka 4 persona të dyshuar, mirëpo ende nuk ka një provë që i lidhë ata me zhdukjen apo me vrasjen e Leonora Rekaliu

No comments:

Post a Comment